Kore e Jugut, 10 vjet burg ushtarit amerikan

01/11/2011 08:40

Një ushtar amerikan me mision në Korenë e Jugut është dënuar me 10 vjet burg për dhunimin e një adoleshenteje në afërsi të bazës ushtarake.

Marinsi 21-vjecar hyri me forcë në dhomën e vajzës dhe kreu një agresion seksual që zgjati disa orë, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas burimeve, ushtari e kërcënonte adoleshenten me një gërshërë, duke e detyruar t’i nënshtrohej kërkesave të tij.

Gjyqtari i cështjes e ka cilësuar ngjarjen si një “agresion të dhunshëm dhe anormal”. Dënimi i dhënë prej tij ishte ndër më të gjatët dhënë ndonjëherë ndaj një ushtari amerikan në Korenë e Jugut.

Qeveria dhe ushtria amerikane kanë kërkuar publikisht falje për ngjarjen.

Krime të ngjshme të kryera nga ushtarët amerikanë në të kaluarën kanë shkaktuar protesta të mëdha kundër pranisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Korenë e Jugut.

Marinsi, emri i të cilit nuk është bërë publik, sulmoi vajzën 18-vjecare në orët e para të 24 shtatorit, pasi hyri në dhomën e saj në afërsi të bazës në qytetin Dongdukeon.

Gjykata tha gjithashtu se ai kishte vjedhur edhe 4.5 dollarë nga vajza para se të largohej nga dhoma e saj.

“Ai meriton një dënim të sertë pasi nuk ka asnjë mundësi për të dëmshpërblyer vajzën apo për të ndrequr veprimin”, deklaroi gjyqtari.

Amerika ka mbi 28 mijë trupa të vendosura në Korenë e Jugut, një trashëgimi që nga lufta koreane e viteve 1950-53.

Korrespondentja e BBC në Seul, Lucy Williamson thotë se shumica e banorëve janë të irituar dhe ngrenë pyetjen se kush ka juridiksion për të gjykuar ushtarët në cështjet kriminale.

Top Channel