Opozita ka kundërshtuar me forcë kandidaturën e guvernatorit aktual Ardian Fullani për një mandat të dytë në Këshillin Mbikqyrës të Bankës Qëndrore.

Erion Braçe, deputeti i PS – Unë ndryshe për cdo kandidat tjetër, paraqitur përmes akteve të qeverisë, apo atyre të paralajmëruara nga Kuvendi, mendoj se e keni provuar varësinë tuaj politike ndaj qeverisë, me pasoja të rënda mbi pavarësinë kushtetuese të institucioni të Bankës së Shqipërisë.

Ardian Fullani, Guvernator dhe kandidat për një tjetër mandat në krye të Bankës së Shqipërisë – Unë jam i vetmi guvernator i propozuar jashtë politikës, në 20 vitet e fundit nuk kam patur asnjë lidhje politike, kam kthyer Bankën e Shqipërisë në një institucion të pavarur, transparent dhe të besueshëm”, replikoi guvernatori dhe njëkohësisht emri i propozuar nga kryeministri Sali Berisha për një tjetër mandat, Ardian Fullani.

Braçe
– Një tjetër aspket që e bën kandidaturën tuaj të papranueshme, është natyra e saj klienteliste e lidhur ngushtë me favore të papranueshme ndaj operatorëve të mëdhënj në treg. Krijimin e të gjitha kushteve për përfitime abuzive, vecmas në bonot e thesarti me përcaktimin e vlerës së tyre në treg, në një treg të dominuar abuzivisht nga një bankë e vetme.

Fullani – Tregjet janë të ndara, nuk varen nga ne, ne jemi kontrollues. Konstatimi mbi zotërimin e tregut nga një bankë, përkundrazi banka është privatizuar para se të vija unë.

Erjon Brace deklaroi publikisht se rikandidimi i zotit Fullani në postet drejtuese të Bankës së Shqipërisë më shumë se sa me kontributin e tij në sistemin bankar, lidhet me të tjera shkaqe.

Braçe – Kandidimi juaj është i domosdoshëm për të ndalur drejtësinë të japë drejtësi, për aferën korruptive më publike në historinë e re të qeverive në Shqipëri.

Fullani – Është e turpshme që dëgjoj të flitet për gjëra të sajuara, sepse në radhë të parë nuk është në etikën apo moralin e familjes sime.

Ndryshe nga zoti Fullani dy kandidaturat e tjera, ajo e zotit Petraq Milo dhe kryetares aktuale të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Elisabeta Gjoni kaluan pa shumë debate. Madje për këtë të fundit disa prej anëtarëve të opozitës dhanë opinion pozitiv.

Në fund të tre kandidaturat për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës u miratuan vetëm me votat e shumicës, pasi opozita nuk pranoi të votojë, duke këmbëngulur se votimi bëhet vetëm në seancën plenare dhe është i fshehtë.

Top Channel