Forcat amerikane sekuestrojnë anijen cisternë me flamur panamez në detin Indian, dyshohet se kishte lidhje me iranin dhe Rusinë Përmbytje masive kanë goditur Ligurian dhe Toskanën në Itali, duke
shkaktuar të paktën 9 të vdekur, ndërsa 8 persona konsiderohen të
zhdukur.
Vërshimi i frikshëm i ujrave ka prekur disa fshatra. Zyrtaret lokale flasin per tonelata te tera uji te perzjere me balte, të perplasura mbi keto zona, ku niveli i demeve ende nuk mund te perllogaritet sakte. Nje video amatore tregon sesi perrenj të rrëmbyer kalojnë në qendren e Monterosso-s në Liguria, ndërsa uji ka mbuluar katin e parë të shtëpive.
Disa rruge kryesore ne rajon jane bllokuar. Autostrada A12 mes Carrodano-s dhe Borghetto Vara-s eshte mbyllur krejtesisht per shkak te rrëshqitjeve te tokes. Linjat telefonike kane rene e po keshtu, ne disa pjese te zones ka pasur nderprerje te energjise elektrike.
Autoritetet kane evakuuar me qindra njerez nga shtepite e tyre per arsye sigurie. Forcat e policise lokale jane vene ne gjendje gadishmerie te larte, ndersa moti i keq, sipas mediave atje, po spostohet me ne jug.
Mbrojtja civile ka ftuar popullaten e zonave te rrezikuara t’i qendroje larg burimeve ujore, urave, kanaleve apo nenkalimeve dhe mundesisht te shmangen udhetimet sa me shume qe te jete e mundur.
Top Channel