Të jetosh në trupin e një fëmije

24/10/2011 19:00

Ndërsa revistat sjellin një imazh pothuajse perfekt të shumë personazheve të njohur, në jetën reale ka nga ata që duhet të përballen me një pamje shumë larg linjave të mrekullueshme, shpesh herë meritë e rimodifikimeve pas bërjes së fotografive.

Dy studente të financës, 20-vjeçare, treguan se sa e vështirë është të kesh jetosh në trupin e një 6-vjeçareje. Të lindura me sëmundjen e nanizmit, binjaket Rovena dhe Fatjona Gjuzi janë të veçanta në shkurtësinë e tyre. “Nuk e dinim që vuanim nga nanizmi deri në fund të klasës së tetë, sepse deri atëherë ishim në të njëjtën gjatësi me bashkëmoshatarët e tjerë. Më pas, ndërsa të gjithë filluan të zgjateshin, ne mbetëm në vend dhe kjo ishte shumë e vështirë për t’u përballuar fillimisht”, dëshmon njëra prej motrave.

“Miqtë  tanë tashmë nuk e kanë shumë problem, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për njerëzit që na shohin për herë të parë. Nuk është e zakonshme të përballesh me gjatësinë tonë dhe i vuajmë shumë paragjykimet.  Ka nga ata që nuk dalin për kafe me ne sepse kanë frikë se mund të duket se po dalin me ndonjë fëmijë”, dëshmojnë binjaket.

“Herën e parë në shkollë, të gjithë u çuditën kur na panë. Vajzat e bukura, menjëherë u veçuan me djemtë, ndërsa ne u bëmë një grup vajzash të shkurtëra që qëndronim veçmas. Ishte për të ardhur keq që kishte disa që janë shumë pak më të gjata se ne, që na bënin me gisht. Megjithatë, me kalimin e viteve jam mësuar që të jetoj me gjatësinë time dhe nuk e kam më absolutisht problem”, përfunduan binjaket, në serinë që mund ta ndiqni të plotë në arkivin e videove në faqen tonë të internetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA