Ironizohet Berlusconi

24/10/2011 00:00

Gjermania dhe Franca i janë kthyer Italisë me kërkesën të bëjë më shumë
përpjekje për nxitjen e rritjes ekonomike dhe reduktimin e borxhit të
saj gjigant.

Ndërsa liderët e Eurozonës po luftojnë të rrisin fondin e shpëtimit, si mënyrë për të frenuar infektimin e vendeve të tjera të Eurozonës, Angela Merkel dhe Nikolas Sarkozy zhvilluan bisedime me kreun e ekzekutivit italian, Silvio Berlusconi, të cilit i kërkuan të marrë masa më radikale për rikthimin e besimit të investitoreve.

“Italia eshte nje partner i madh dhe i rëndësishem,- tha Merkel, – por duhet të beje c`eshte e mundur per te permbushur detyrimet e saj. Besimi tek financat publike te Romes eshte vendimtar ne parandalimin e perhapjes se krizes se borxhit grek, por per Francen dhe Gjermanine shqetesimi kryesor eshte se Berluskoni nuk po merr masat e duhura”.

Se sa i besueshem eshte kavaljeri dhe premtimet e tij per dy lideret europiane, kete e tregon qarte reagimi i tyre ne konferencen e shtypit ku pas pyetjes mbi kete teme, nuk e mbajne dot te qeshuren.

Shenjestrimi i Berlusconi-t erdhi ne kohen kur 27 lideret e BE-se negocionin  tre shtyllat kryesore te paketes anti-krize.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA