SHBA-Korea Veriut, marrëveshje për trupat e rënë

22/10/2011 10:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën një marrëveshje me Korenë e Veriut, për të rinisur kërkimet për trupat amerikane, të vrarë gjatë betejës 6-vjeçare të luftës së Koresë, midis viteve 1950-53.

Në bazë të marrëveshjes, ekspertë amerikanë do të mbërrijnë në vendin komunist në 2012-n, për të kërkuar në atë që dikur ishte një fushëbetejë e ashpër luftimesh, në veri të kryeqytetit Penian.

Sipas ekspertëve, misioni mund të shërbejë edhe për një rikthim të bisedimeve midis dy shteteve, që kanë patur historikisht një konflikt të hapur, i përkeqësuar në vitet e fundit nga ambiciet bërthamorë të Koresë së Veriut.

Megjithatë, Uashingtoni zyrtar këmbëngul se dërgimi i një misioni për gjetjen e trupave të rënë në vendin komunist është një çështje “vetëm humanitare”, e shkëputur nga problemet e tjera midis të dy vendeve.

Midis viteve 1996-2005, në operacionet e kërkimit u bë e mundur gjetja dhe identifikimi i më shumë se 200 trupave të ushtarëve amerikanë, të deklaruar të humbur që prej konfliktit që pati si pasojë ndarjen e Koresë në dy shtete të ndryshme.

Shtetet e Bashkuara humbën pothuajse 37 mijë trupa në luftë në të cilën u përfshinë për të mbështetur forcat demokratike. Trupat e rreth 8 mijë ushtarëve nuk u rikuperuan kurrë.

Top Channel