Londër, protesta mbyll katedralen e Shën Palit

22/10/2011 03:40

Qindra protestues të lëvizjes “pushtoni bursën e Londrës” vazhdojnë të qendrojnë të ngujuar para portës hyrëse të Katedrales së Shën Palit në kryeqytetin anglez.

Vendimi u mor nga klerikët e katedrales e cila mbylli portat e saj për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Ishte një vendim i vështirë për t’u marrë, por duhej marrë për hir të sigurisë së njerëzve, për hir të sigurisë së besimtarëve”, thanë për BBC klerikët e katedrales.

Aktivistët e “pushto bursën e Londrës”, qendrojnë para katedrales që prej një jave. Ata shprehën keqardhjen për mbylljen e saj, por thanë se do të vazhdojnë protestën e tyre anti-kapitaliste.

Top Channel