Inter shpërblen Zaraten për pasimin e golit

19/10/2011 10:55

Kur Mauro Zarate firmosi kontratën me Interin në merkaton e kësaj vere lexoi se për çdo pasim goli që do të jepte do të shpërblehej me 15 mijë euro.

Klubi zikaltër e ka vënë këtë klauzolë në mënyrë që të motivojë sulmuesin argjentinas për të pasuar tek shokët duke qenë se Zarate në kohën e Lazios njihej si një futbollist shumë egoist.

Mbrëmjen e djeshme më në fund është zbatuar kjo marrëveshje. Në ndeshjen që Inter fitoi në Francë ndaj Lilës, Zarate dhe pasimin për Pazzinin, i cili shënoi në minutën e 20 golin e fitores për zikaltërit.

Pikërisht këto pasime që përfundojnë me topin në rrjetën kundërshtare do të shpërblehen me 15 mijë euro. Tre pikë në xhep për ekipin italian dhe një shumë e mirë parash në atë të futbollistit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA