Hetimi zgjerohet në Rumani, Andrew Tate akuzohet për trafikim fëmijësh dhe aktivitet seksual me të mitur Ushtari izraelit Gilad Shalit është kthyer në shtëpi pas pesë vitesh
burgim, në kuadër të marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve mes
Izraelit dhe Palestinës.
Rreshteri Shalit u dërgua nga militantët palestinezë nga Gaza në Egjipt dhe më pas në një bazë ajrore të Izraelit, ku u bashkua sërish me familjen e tij.
Ndërkohë, 477 palestinezët e liruar të martën kanë mbërritur në Gaza, ku janë pritur nga një turmë e ngazëllyer.
550 të burgosur të tjerë do të lirohen muajin e ardhshëm, si pjesë e marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e Egjiptit.
Rreshteri Shalit, 25 vjec, u mor peng në vitin 2006 nga militantët e Hamasit, të cilët kishin hyrë në Izrael përmes një tuneli sekret.
Më herët gjatë së majtës ai u shoqërua në kalimin e Rafahut, mes Gazës dhe Egjiptit, ku dhe iu dorëzua ndërmjetësve egjiptianë nga militantët e Hamas, në prani të ndërmjetësve izraelitë.
Në intervistën e tij të parë, për një televizion egjiptian, ai tha se e kishte marrë malli për familjen dhe miqtë e tij.
Pak i dobët dhe i zbehtë, rreshteri u shpreh se, shpreson që shkëmbimi i të burgosurve të ndikojë në vendosjen e paqes mes Izraelit dhe Palestinës.
Para se të transferohej në kalimin Kerem Shalom, mes Egjiptit dhe Izraelit, ai u bëri një telefonatë prindërve të tij dhe më pas fluturoi me helikopter për në bazën Tel Nof, ku familja e priste.
Kontrollet e para mjekësore konstatuan se Shalit ndodhet në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.
Top Channel