Mblidhet opozita për të unifikuar qëndrimet

18/10/2011 00:00

Rreth 90 minuta ka zgjatur takimi i aleateve të koalicionit opozitar, të
cilet pa hyrë në detaje kanë zbuluar edhe disa prej pikave, që do të
hidhen në tryezën e negociatave me mazhorancën.

“Tema e reformës zgjedhore ishte një ndër pikat kyce të diskutimit të opozitës sot dhe opozita do të paraqesë platformën e saj për konceptin e reformës zgjedhore, e cila duhet të shtrihet në katër plane kryesore:në  garancitë politike dhe administrive, në garancitë infrastrukturore, në rregullimet që duhen bërë në kodin zgjedhor dhe ne përmirësime të sistemit zgjedhor”, tha Gjinushi, kryetar i socialdemokratëve.

Duke e cilesuar kryeministrin si njeriun e kundershtimeve te medha , kreret e koalicionit jane shprehur mosbesues ndaj mundesise se arritjes se nje kompromisi, qe sipas tyre do te adresonte qarte edhe deshtimin ne marrjen e statusit, kandidat per ne BE.

“Në 2009 ju ishit me dyshim për manipulimin kur ne kërkuam kutitë, në 2011 ia provoi të gjithë botës që manipulon zgjedhjet. Tani kërkon që të mos ketë garanci për zgjedhjet. Tani do të shohim se si do të ecë më tej. Megjithatë kështu nuk hyhet në Evropë”, tha Ngjela, drejtues i PLD-se.

Prej disa kohesh socialistet kane hedhur mbi tryezen e kryeministrit nje pakt me 10 pika, te cilat te pakten ne kete raund te pare jane kundershtuar nga zoti Berisha. Mbetet per t’u pare cdo te ndodhe ne vazhdim kur edhe presioni i nderkombetareve sa vjen e po rritet.

Top Channel