" /> ">

Protesta në Romë dhe Milano

15/10/2011 02:50

Rriten tensionet në Romë dhe Milano, për shkak të një mobilizimi kombëtar, nga Lëvizja e të Indinjuarve, në të cilën janë njoftuar se do të bashkohen  rreth 100 mijë persona vetëm në Romë, në të ashtuquajturën “dita e zemërimit”.

Për këtë shkak janë rritur masat e sigurisë duke pritur turmën e të indinjuarve që do të parakalojë sot në rrugët e Romës. Një kryeqytet i “blinduar” përshkruhet Roma nga mediat vendase, ndërkohë masat janë shtuar në mënyrë që të evitohet përsëritja e një episodi të ngjashëm me atë të 14 dhjetorit të shkuar, kur në qytet plasi një luftë e vërtetë guerrile.   
 
Shenjat janë dhënë që dje në Romë, kur studentët imporvizuan një turmë që arriti në sheshin Montecitorio, ku pas njoftimit për votimin mbi votbesimin e qeverisë pjesmarrësit kanë goditur me vezë Dhomën e Deputetëve.  Më pas ata kanë bllokuar një nga rrugët kryesore të qytetit ku janë ulur në mes të saj për disa minuta.  

Ndërkohë në Milano kanë marshuar rreth 2 mijë persona, së bashku me rreth 20 studentë, të cilët janë përjekur të hynë në selinë e bankës amrikane Goldman Sachs, por pasi u ndaluan nga disa punonjës, hodhën në drejtim të ndërtesës thasë me mbeturina dhe perime. Në disa momente të caktuara ata u kapën edhe me policinë, të cilët ruanin selinë e Fininvest.     
           
Një manifestim i dytë do të ndodhë sot në rrugët e Romës, ku rreth 100 mijë persona pritet të bashkohen nga 50 provinca në të gjithë Italinë. Rreth 20 mikrobuzë janë parashikuar të mbërrijnë vetëm nga Napoli.

Ndërkohë që pritet të jenë rreth 1500 forcat e rendit që do të garantojnë sigurinë në qytet gjatë ditës së sotme.    

Top Channel