Pranvera Arabe, kosto 55 mld dollarë

14/10/2011 00:00

Përpos jetëve të humbura njerëzore, Pranvera Arabe pati edhe nje kosto
financiare. 55 miliarde dollare kane kushtuar protestat e ketij viti ne
veriun e Afrikes dhe Lindjen e Mesme, e llogaritur kjo nga ekspertet qe
dolen ne fund me nje raport ku thuhet se me shtrenjte paguan Egjipti,
Siria dhe Libia.

Sipas grupit hartues te raportit, ‘Geopolicity’, pa nje program mbeshtetjeje financiare per rajonin, pasojat e Pranveres Arabe do te jene regresive. nga ana tjeter vendet prodhuese te naftes qe arriten t’i shmangin apo t’i shtypin rebelimet, duket se kane perfituar me shume.

Duke perdorur te dhena nga Fondi Monetar Nderkombetar, grupi ka dale ne perfundimin se vendet qe perjetuan trazira civile intensive do te kene humbje te medha ne periudhen afatshkurter. Kostoja e revolucioneve eshte llogaritur me perafersi, sepse shume tregues ekonomike jane te padisponueshem dhe situata mbetet e paqendrueshme. Libia, Siria, Egjipti, Tunizia, Bahreini dhe Jemeni, te gjithe jane goditur shume rende ekonomisht.

Nga ana tjeter, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Arabia Saudite qe i shmagen protestat, i kane rritur nderkohe te ardhurat publike. Vemendje te vecante kerkon sipas ‘Geopolicity’ situata ne Libi, fati i se ciles vazhdon te mbetet pezull. Aktiviteti i saj ekonomik per momentin ka mbetur ne vendnumero, me nje kosto prej 7,67 miliarde dollaresh per prodhimin e brendshem bruto.

Top Channel