Akuzat e SHBA-së, Irani: Një sajesë

13/10/2011 01:10

Irani hodhi poshtë akuzat e Shteteve të Bashkuara për komplot në vrasjen e ambasadorit të Arabisë Saudite në Uashington.

Përgjigja iu dorëzua ambasadorit të Zvicrës në Teheran i cili përfaqëson edhe interesat amerikane në Republikën Islamike. Irani, thuhet në përgjigje, dënon fuqishëm akuzat e pabaza për gjoja lidhje të tij me elementë terroristë për vrasjen e ambasadorit saudit.

Për Teheranin, gjithcka është një sajesë e Shteteve të Bashkuara për shmangur vëmendjen nga problemet e vërteta që po kalon Uashingtoni, sidomos me krizën financiare.

“Gjithcka sajohet për të hequr vëmendjen nga problemet e vërteta që hasin njerëzit. Irani gëzon marrëdhënie të mira bilaterale më Arabinë Saudite dhe të vetmet ndasi që kemi, janë qendrimet për cështje të ndryshme ndërkombëtare”, citohet Ministri i Jashtëm iranian, Ramin Memanparast nga agjencia shtetërore e lajmeve, FARS.

Top Channel