Kapiteni i anijes cisternë që u përplas me një shkëmb javën e kaluar në afërsi të një ishulli në veri të Zelandës së Re është arrestuar dhe duhet të paraqitet të enjten para një gjykate të Taurangës, porti drejt të cilit ishte drejtuar anija.
Sipas ligjit, kapiteni akuzohet për “aktivitet të rrezikshëm që përfshijnë anije apo sektorë të tjerë detarë”.
Llogaritet se rreth 300 tonelata karburant jandë derdhur në ujrat e detit dhe zëdhënësi i marinës së Zelandës së Re thekson se sasi të tjera nafte do të arrijnë në plazhet e zonës.
Ministri i Ambientit, Nick Smith, e përshkroi incidentin si “fatkeqësinë më të rëndë ambientale që ka prekur ujrat neozelandeze”. Ai shtoi se autoritetet nuk mund të bëjnë asgjë për parandalimin e përhapjes së naftës.
Top Channel