Sllovakia ndërron qëndrim për fondin e Eurozonës

12/10/2011 21:00

Të vendosur përballë presionit të madh politik nga ana e Bashkimit Europian, partitë politike në Sllovaki ranë dakord që të miratojnë projektin e buxhetit të përbashkët të shpëtimit ekonomik të vendeve të rrezikuara brenda Eurozonës.

Projekti, i cili kërkon një votë unanime nga ana e shteteve pjesëmarrëse, u rrëzua më herët gjatë ditës gjatë një seance parlamentare. Ai pritet të kalojë në seancën e ardhshme të parlamentit, në ditët në vazhdim.

Një prej partive kryesore politike në koalicion abstenoi në paraqitjen e projektligjit, duke thënë se votuesit e saj nuk dëshirojnë të pagujanë për borxhet e vendeve shumë më të pasura se Sllovakia, si Greqia apo Italia.

Megjithatë, Kryeministria Radikova duket se ka arritur të bindë partnerin e saj në qeveri, në këmbim të një premtimi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.


Fondi i përbashkët europian
i shpëtimit do të ketë vlerën e 440 miliardë eurove dhe do të menaxhohet nga një agjensi që duhet ende të krijohet, e specializuar në parandalimin e krizave ekonomike si ajo greke në vendet anëtare.

Top Channel