Shkodër, arrestohet grabitësi i kazinosë

10/10/2011 00:00

Policia e Shkodres mundi të identifikojë dhe arrestojë grabitesin e një kazinoje në ketë qytet.

Mengjesin e së dielës rreth ores 6.30 minuta ne nje kazino në lagjen “Vasil Shanto”, të qytetit Shkodër, pikërisht përballë vendit të quajtur ‘Sheshi 2 Prilli’, një person i paidentifikuar, i maskuar, ka hyrë në ambientet e një kazinoje, në momentin kur punonjesit e saj po bënin ndërrimin e turnit, duke vjedhur nën kërcënimin e një armë zjarri tip pistoletë, një shumë prej 250 mije lekë të reja.

Pas disa oresh u arrit zbulimi dhe dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes në fjalë, duke bërë kështu të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të vjedhjes, shtetasit E. R., 17 vjeç, banues në lagjen “Partizani” të qytetit Shkodër. Policia gjeti edhe parate e grabitura.

Materialet, në ngarkim të shtetasit në fjalë, iu kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, per  vepren penale “Vjedhje me armë”.

Shkatërrohet grupi i grabitësve të kazinove

Ne mes te shtatorit policia e Tiranes shkaterroi nje grup grabitesish te cilet kishin si qellim kryesisht vjedhjen e parave dhe sendeve te tjera neper kazino.

Gjate nje operacionit pati edhe perleshje me arme, duke shkaktuar plagosjen e dy prej anetareve te grupit, si edhe te nje polici. Ne perfundim te operacionit ne pranga rane 6 persona, mes te cileve edhe nje vajze.

Drejtesia dha masen e arrestit per ta dhe pritet qe pas perfundimit te procedurave te hetimit per kete grup te jepet edhe ndeshkimi.

 

Top Channel