Rama: Berisha nuk e do integrimin

10/10/2011 00:00

Duke e vene theksin tek ato qe i quajti reforma shtetformuese, kreu i
Partisë Socialiste Edi Rama i bëri thirrje sërish kryeministrit të
deklarojë vullnetin e tij për propozimet e opozitës.

“I ribëj apel Saliut të mos vazhdojë të shikojë gishtin kur gishti tregon Hënën.Të mandatojmë nga Kuvendi Komisionin e Ligjeve, për të hapur tryezën e përbashkët të reformave të shtetndërtimit të një vendi kandidat.Dhe të biem në një mendje që, deri në maj, të kemi miratuar reformat bazë.Për të mos e humbur edhe vitin tjetër statusin që këtë javë mesa duket do ta humbim përsëri.Për të dytën e here, si ngelësa të përsëritur në vjeshtë. Si askush tjetër”, tha Rama.

Persa i perket ligjeve qe kerkojne 3/5 kryetari i Partise Socialiste dha edhe njehere qendrimin e opozites, duke theksuar se edhe Gjykata Administrative kerkon nje konsultim serioz, duke u bere pjese e nje reforme terësore te sistemit te drejtesise.

“Saliu duhet ta thotë publikisht, do apo nuk do që deri në maj të kemi mbyllur një proces që zvarritet pa asnjë justifikim të mëtejshëm? Do apo nuk do mirëkuptimin tonë për ta bërë këtë punë me një proces politik europian në shërbim të interesit kombëtar?, tha Rama

Lideri i opozites ka shprehur gadishmerine per nisjen e reformes zgjedhore dhe perfundimin e saj brenda marsit, gjithmone nese sic tha ai, kryeministri Berisha do t’i qendroje premtimeve te tij. E ne kete rast zoti Rama i kerkoi shefit te qeverise te shprehet publikisht per dy pika.

“E para, a është dakord që komisioni t’i adresohet ODHIR-it dhe/ose Venecias për propozimet e opozitës që atij nuk i duken të arsyeshme? E dyta, a është dakord që të angazhohet, publikisht, para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar, që reforma të mbyllet në mars? Unë them Saliu s’do, as njërën as tjetrën. Po ne s’duam ta paragjykojmë, prandaj i rikërkojmë të shprehet”, tha Rama.

Ne fjalen e tij zoti Rama u ndal edhe tek propozimet ligjore te PS per heqjen e TVSH-se per buken, qumeshtin, vezet dhe ilacet dhe pergjysmimin e saj per artikujt e tjere ushqimore. Nderkohe qe ulja e TVSH-se se energjise ishte pika tjeter qe socialistet do te kerkojne.

“Ne duam ta zmbrapsim këtë masë fiskale të dëmshme e rraskapitëse për ekonominë e familjeve shqiptare.E duhet të ballafaqohemi fort për këtë edhe në sallën e Kuvendit.Shqiptarët duhet ta kenë të qartë:Me Saliun ka vetëm rritje çmimesh.Me ne fuqia blerëse do rritet”, tha kreu i PS-se.

Top Channel