Atentat ndaj oficerit të lartë rus/ Qëllohet disa herë me armë zjarri, ishte akuzuar nga Ukraina për urdhërimin e një sulmi me raketa ndaj një spitali pediatrik në Kiev
Një anije italiane u rrëmbye gjatë pasdites në ujrat ndërkombëtare të Oqeanit Indian dhe është drejtuar drejt Jemenit, informuan burimet zyrtare.
Ngjarja ndodhi 620 milje detare në lindje të Somalisë, një rekord i ri përsa i përket largësisë së piratët janë në gjendje të përshkrojnë. Në mjetin lundrues gjendeshin 23 persona, midis të cilëve shtatë italianë dhe 16 ukrainas e indianë.
NATO ka dërguar një njësi lundruese, por distanca bën që shanset për një rikuperim të jenë shumë të ultra. Anija transportonte hekurishte nga Vietnami dhe ajo i ishte drejtuar Kanalit të Suezit.
Sulmi ndodhi menjëherë sapo mjeti doli nga mbulimi i një anije japoneze patrulluese, e cila e kishte shoqëruar gjatë përshkrimit të Gjirit të Adenit.
Top Channel