OKB: Dhunë e tortura në burgjet afgane

10/10/2011 16:35

Një raport i hartuar së fundmi nga Kombet e Bashkuara thotë se në disa burgje të Afganistanit të dënuarit janë rrahur në mënyrë të dhunshme dhe janë torturuar.

Sipas raportit, të burgosurit në 47 qendra burgimi në 24 provinca, të drejtuara nga Drejtoria e Sigurisë dhe Policia e Shtetit kanë pësuar abuzime.

Raporti i publikuar nga OKB thotë se të burgosurit u janë nënshtruar teknikave të marrjes në pyetje që në bazë të ligjeve afgane dhe ndërkombëtare konsiderohen si tortura.

Kombet e Bashkuara kanë bërë të qartë se keqtrajtimi i të burgosurve nuk ka qenë rezultat i politikave qeveritare.

I bazuar në intervistat me 379 të burgosur, raporti thotë se shumë të dënuar kishin shenja të dukshme plagësh dhe torturash, që sugjeronin se ishin rrahur ose keqtrajtuar.

Shërbimi sekret akuzohet gjithashtu se ushtron sistematikisht trotura në një numër të caktuar burgjesh, për të nxjerrë rrëfime nga të burgosurit të dyshuar për lidhje me talebanët apo grupe të tjera militantësh.

Fëmijë të moshës 14 vjecare janë mes personave të ndaluar dhe që janë bërë subjekt i torturave e keqtrajtimeve.

Raporti thotë se metodat e torturave përfshinin: varjen e të burgosurve nga kycet, goditje me objekte të dhunshme tek shputat e këmbëve, rrymë elektrike, heqje e thonjve dhe madje prerje e organeve gjenitale.

Top Channel