Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar 30-vjecar, i cili
konsiderohet se është shefi i një grupi kriminal, i njohur me emrin
“Banda me kallashnikovë” dhe që është kthyer në muajt e fundit në
tmerrin e qytetarëve të Athines.
Behet fjale per nje person i cili njihet me nofken “Toni” dhe qe eshte arrestuar ne shtepine e tij ne Pire te Athines, ku i jane gjetur dhe konfiskuar midis te tjerash nje sasi kokaine, nje kompjuter, pese telefona celulare dhe nje shume parash. Sipas burimeve policore ai ka drejtuar kohet e fundit banden e tij qe perbehet nga shtetas te tjere shqiptare, rumune dhe greke me te cilet kane kryer nje vrasje ne lagjen Menidhi ne kryeqytetin grek, 57 vjedhje nen kercenimin e armeve prej fillimit te ketij viti, 7 vjedhje makinash dhe nje tentative per vrajse.
Kryesisht vjedhjet kryheshin neper shtepi,kioska,pika karburanti ,por edhe ne taverna apo picari te ndryshme ne zonat Peristeri ,Nikeas dhe Kalitheas te Athines. Shpeshhere keqberesit jane maskuar duke u veshur si police.I arrestuari ne fjale konsiderohet si me i rrezikshmi dhe ne rastet kur nje pjestar i grupit arrestohej, ai e zevendesonte me dike tjeter.
Vlen per t’u permendur se dy muajt e fundit, kriminaliteti ne Greqi eshte rritur ndjeshem duke alarmuar organet e rendit dhe duke krijuar shqetesim te madh tek qytetaret per sigurine e tyre.
Top Channel