Gjatë një operacioni të koduar “Mëngjesi”, policia e Vlorës ka arritur të kapë një sasi prej 33.5 kilogramë kanabis sativa e presuar.
Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë Vlorë, Dionis Dulaj, tha gjatë një komunikimi për mediat se u arrestuan në flagrancë katër shtetas, banues të Vlorës. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi e blinin kanabisin në fshatin Kotë, e shisnin atë me sasi të vogla tek të rinjtë në qytet.
Sipas deklaratës së policisë, të katër të arresuarit kishin më shumë se një muaj që ishin në përgjim nga policia, e cila e kreu operacionin saj mëngjesin e së dielës, në vendin e quajtur “Ura e Drashovicës”.
Të arrestuareve ju bllokua edhe një sasi monetare prej 4 mijë e 800 euro dhe 1.9 milion lekë.
Top Channel