Gruaja rrezikon jetën për tre euro

08/10/2011 15:40

Një kineze befasoi të gjithë turistët në një kështjellë në lindje të Kinës, kur vendosi të zbriste nga muri i lartë 30 metra, për të mos paguar vlerën e tre eurove në dalje të sitit arkeologjik.

Gruaja nuk kishte as litar dhe asnjë element sigurie. Pasi la gojëhapur të pranishmit, ajo shpjegoi se është banore që jeton pranë zonës dhe që e vogël hipte e zbriste nga muri i pjerët pothuajse 90 gradë i kështjellës, vetëm duke u kapur në disa shirita të dalë që ndodheshin midis shtresave të ndryshme të fasadës së ndërtuar me gurë.

Për fat të keq, kurajo e saj inkurajoi disa turistë që të provonin gjithashtu zbritjen jashtëzakonisht të rrezikshme. Dy prej tyre ranë dhe thyen këmbën, duke detyruar policinë që të vendosë forca patrulluese, për të shmangur këtë praktikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA