Jackson, zbulohet kaseta e padëgjuar më parë

06/10/2011 16:50

Vuajtja personale e Micheal Jackson u shfaq ditën e sotme në seancën gjyqësore ndaj mjekut të tij, ndërsa u transmetua një regjistrim në të cilën “Mbreti i Popit” fliste për planet e tij të ardhshme.

Gjithashtu, në regjistrimin e mbajtur pak kohë përpara vdekjes, Jackson fliste për emocionet e tij mbi rikthimin në një skenë madhështore, si “Arena O2” në Londër.

”Elvis ka kënduar atje, Beatless gjithashtu. Duhet të jem fenomenal në rikthimin tim. Kur njerëzit të largohen nga spektakli im, dua që ata të thonë se nuk kishin parë kurrë diçka aq spektakolare në jetën e tyre”, ishin fjalët e këngëtarit të ndjerë’.

Kaseta e regjistuar nga mjeku i tij personal, i vendosur nën akuzë, vazhdonte me një pjesë që zbulonte projektet e ardhshme të Jackson.

”Këngët e mia duhet të ndihmojnë fëmijët e braktisur. i dua ata sepse unë nuk kam patur një fëmijëri. E ndiej dhembjen e tyre dhe nuk mund t’a përballoj dot. “Shëroni botën”, “Ne jemi bota”, “A do të jeni këtu”, “Fëmijët e humbur”, këto do të jenë këngët e mia të ardhshme”.

Ndërkohë, në seancën e sotme gjyqësore, në sallën e gjyqit u shfaqën një sasi e pabesueshme medikamentesh, të gjitha të gjendura në banesën e Jackson.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA