Maicon, braziliani i Interit, ka bërë të ditur në një intervistë për Inter Channel se ai kurrë nuk ka menduar të largohet nga klubi zikaltër.
“Kurrë nuk më ka shkuar në mendje largimi nga Inter”, është shprehur mbrojtësi i djathtë.
“Kam dëgjuar se do të largohesha nga Inter, por këto janë fjalë të një agjenti lojtarësh që nuk është i imi. Vetëm agjenti im mund të flasë për mua”, shtoi Maicon.
Më tej, braziliani shtoi: “Zërat e merkatos nuk janë aspak të vërteta. Unë tani po punoj për tu rikthyer në formë dhe për të dhënë kontributin tim për Interin. Nuk është aspak e vërtetë që kam dashur të largohem nga Inter. Pas Tripletës luajta Botërorin dhe më pas u ktheva për të vazhduar punën me klubin zikaltër, klub ku ndihem shumë i lumtur.”
Top Channel