Një 50-vjeçar u sulmua nga një dre në një park në periferinë e Londrës, ndërsa ngjarja e filmuar nga një student përfundoi kryelajm në agjensitë kryesore britanike.
Kafsha iu turr kalimtarit nga një distancë prej 150 metrash dhe e goditi me brirë, duke e lënë të shtrirë pa ndienja. Fatkeqi u shpëtua vetëm pasi kalimtarë të tjerë të guximshëm vrapuan drejt kafshës, duke e trembur.
50-vjeçari shpëtoi me plagë të lehta, por nën hetim ka përfunduar një kopësht zoologjik i ndodhur pranë parkut, i cili kishte lënë të lirë drerin.
Sipas shpjegimit të kopshit, këto kafshë nuk janë të rrezikshme për njeriun, aq sa tolerojnë edhe përkëdheljet apo praninë e njerëzve.
Megjithatë, periudha e vjeshtës është momenti kur drerët shumohen, prandaj ata bëhen agresivë dhe mund të sulmojnë një njeri, duke e ngatërruar për një rival çiftimi.
Top Channel