Behgjet Pacolli është rikthyer në krye të subjektit që e themeloi vetë, Aleancës Kosova e Re.
Këshilli Drejtues i kësaj partie, në një mbledhje që ende po vazhdon, ka vendosur ta shfuqizojë vendimin që mori vetë javën e kaluar për emërimin e Rrahim Pacollit në këtë post.
Burime brenda këtij takimi bëjnë të ditur për gazetën “Express” se Këshilli ka vendosur unanimisht që Behgjet Pacolli të rimarrë drejtimin e partisë.
Behgjet Pacolli dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të AKR-së pas zgjedhjes president, detyrë nga e cila dha dorëheqjen pasi zgjedhja e tij u shpall antikushtetuese.
Pas këtij vendimi ai u caktua zëvendëskryeministër i parë i Kosovës, duke u përqendruar kryesisht tek lobimi për njohjen e pavarësisë.
Së fundmi ai ka kryer një seri vizitash në vendet e Afrikës, prej nga kanë ardhur një numër jo i vogël njohjesh të shtetit të ri të Evropës, e fundit nga Bregu i Fildishtë.
Top Channel