Policia ka ndaluar të gjitha tubimet për një kohë të pacaktuar në kryeqytetin e Serbisë për shkak të paradës së homoseksualëve, e cila është vlerësuar si një manifestim i rrezikut të lartë.
Kjo paradë përfundimisht anulohet për të dytën herë dhe ka kthyer Serbinë në situatën e dy viteve mbrapa kur po ashtu nuk mbahej.
Organizatat për të drejtat e njeriut kanë lëshuar një njoftim të përbashkët duke e vlerësuar këtë si dobësi të shtetit para kërcënimeve të një grupi të vogël ekstremistësh që paralizojnë shtetin kur bëhet fjalë për çështjet e ndjeshme.
Disa aktivistë kanë bllokuar komunikacionin për pak minuta në shenjë proteste dhe kanë deklaruar se Serbia nuk është e gatshme të përballet me huliganët.
Ndërsa edhe shumë organizime paralele për familjen dhe dashurinë nga kundërshtarët e paradës janë anuluar. Përveç organizatave serbe është deklaruar edhe Amnesty International, e cila anulimin e paradës e ka vlerësuar si një ditë të zezë për të drejtat e njeriut në Serbi.
Top Channel