Britani e Madhe, i nxehtë rekord në tetor

02/10/2011 11:50

Në Britaninë e Madhe kurrë më parë nuk ka qenë kaq nxehtë në një ditë tetori. Dita e dielë ka regjistruar temperaturën më të lartë në histori që është regjistruar ndonjëherë në tetor, që kur ka filluar matja e temperaturave një shekull më parë.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Meteorologjik i Mbretërisë së Bashkuar.

Në Gravesend, në juglindje të Anglisë, termometri ka regjistruar 29.9 gradë Celsius. Rekordi i mëparshëm ishte 29.4, në 4 tetor 1985.

Parashikimet flisnin për kohë të mirë deri në fundjavën e ardhshme në Angli dhe Uells.

Ndryshe paraqitet gjendja në Skoci dhe Irlandën e Veriut, ku parashikohen shira të rrëmbyeshëm.

Top Channel