Real Madrid, mbreti i Champions

29/09/2011 15:15

Ditën e mërkurë, gazeta e famshme franceze L’Equipe publikoi renditjen e ekipeve më të mira të historisë së Ligës së Kampioneve duke shpallur Realin e Madridit si mbretin e kompeticionit.

Në vend të dytë renditet Milan, në vend të tretë Bayern Mynih ndërsa në vend të katërt Barcelona.

L’Equipe është gazeta promotore e lindjes së kompeticionit që tashmë është më i rëndësishmi në nivel klubesh. Ideja e gazetës u mbështet fuqishëm nga presidenti i atëhershëm i Real Madrid, Santiago Bernabeu. Ekipi spanjoll me Alfredo Di Stefano në krye dhe me fitoren e 5 titujve të parë i dha më shumë shkëlqim Ligës së Kampioneve.

Renditja e L’Equipe bazohet në një sistem pikësh që i jep kampionit 30 pikë, finalistëve 15 pikë, gjysmëfinalistëve 10 pikë dhe çerekfinalistëve 5 pikë.

Në vitin 1997 u fut faza e grupeve dhe gazeta franceze i jep nga 1 pikë të gjithë ekipeve që marrin pjesë në këtë fazë.

“Real Madrid qëndron në krye për shkak të fitoreve në këtë kompeticion”, shkruan gazeta.

Real Madrid ka fituar 9 herë turneun duke lënë pas Milan (7), Liverpool (5) apo Bayern, Barcelona dhe Ajax (4). Madrilenët e kryesojnë renditjen duke lënë pas kuqezinjtë italianë me 153 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA