Kupa e Shqipërisë në peshëngritje

29/09/2011 15:40

U zhvillua Kupa e Shqipërisë në peshëngritje në Tiranë për të rinj e të rritur.

Hysen Pulaku, dy javë pas përfundimit të Kampionatit Botëror të të Rinjve në Bukuresht, shpërthen në stilin e shtytjes në peshën 77 kg. Nga 180 kg në Bukuresht, tashmë është në shifrat 197 kg duke thyer dy rekorde kombëtare: për të rinj, nga 191 kg, që e mbante Ilir Suli, në 192 kg, dhe për të rritur nga 196 kg, që e kishte Erkand Qerimaj, në 197 kg.

Një sportist që premton shumë edhe për Botërorin e të rriturve që zhvillohet në Paris në muajin nëntor.

Ndërkohë, duelin për peshën 94 kg e ka fituar një emër i njohur i peshngritjes si Ilir Suli, edhe pse në moshën 36-vjeçare. Gjithsesi ai mundi peshëngritësin Endri Karina nga Elbasani.

Ajo që ra në sy në këtë kampionat ishte mungesa e medalistëve të Botërorit të Bukureshtit, Daniel Godelli dhe Briken Calja. I pari kishte një dëmtim në krah dhe u rezervua për të marrë pjesë në Paris, ndërsa Calja e Erkand Qerimaj nuk kanë rrezikuar në këtë kampionat e vazhdojnë përgatitjet për aktivitetin e Parisit që është i vlefshëm për të siguruar një biletë kualifikimi për në Olimpiadën Londër 2012.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA