Në ditën e dytë të fazës së grupeve të Champions Leagues, do të zbresin në fushën e lojës disa emra të tjerë të mëdhej të futbollit europian.
Milani do të luajë sot ndeshjen e dytë pas barazimit 2-2 në Kamp Nou me Barcelonën.
Kuqezinjtë përballen me skuadrën çeke të Plzen në San Siro, duke kërkuar fitoren e parë të kësaj faze.
Pavarësisht se në letër duket një kundërshtar i lehtë, trajneri i Milanit Masimiliano Alegri e vlerëson skuadrën që do të luajë sot në mbrëmje duke theksuar se nuk ka më skuadra të lehta a të vogla.
Aq më tepër me një situatë ku kuqezinjtë janë pa shumë nga emrat e formacionit si Robinjo, Pato, Boateng, Flamini të gjithë të dëmtuar dhe Gatuzo i pezulluar.
I vetmi lajm i mirë për italianët është rikthimi i Ibrahimoviç. Për Plzen ky është një debutim në këtë fazë të Champions-it, pasi fituan kampionatin në sezonin e shkuar për herë të parë në histori.
Përballja tjetër e grupit H në mbrëmjen e sotme do të jetë ajo mes Bate Borisov dhe Barcelonës.
Guardiola ka theksuar se janë përgatitur këtë ndeshje e nuk e kanë marrë aspak për një përballje të lehtë edhe pse skuadra bjellruse ashtu si Barcelona e Milani kanë marrë një pikë ndeshjen e parë kur barazoi në transfertë 1-1 me Plzen.
Bate u kualifikua në këtë fazë të Champions-it pasi fitoi në sezonin e shkuar për të gjashtin vit radhazi kampionatin bjellorus.
Një tjetër përballje interesante është ajo mes Valencias dhe Chelsea-it, Arsenalit dhe Olimpiakos apo Marsejës dhe Dortmundit, takime këto që do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë në paketën Supersport të platformës DigitAlb.
Top Channel