Rikthehen sot në mbërmje ndeshjet e Champions League, takimet e dyta të fazës së grupeve.
Mes ndeshjeve më të rëndësishme të mbrëmjes së sotme është ajo mes Bajernit të Mynihut dhe Manchester Sitit. Gjermanët vijnë në këtë takim pas shtatë fitoreve në tetë ndeshjet e zhvilluara në Champions në Allianz Arena, megjithatë sipas trajnerit të tyre, Jup Heinkens, kjo do të jetë një ndeshje e fortë. Ndërkohë ish-sulmuesi i Ëolfsburgut, Edin Dxheko i cili ka kaluar te Manchester Siti shprehet i bindur se mund të arrijnë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje, sipas tij “askush nuk është i pathyeshëm”.
Trajneri i Sitit, Roberto Mancini, me sa duket do të vendosë për këtë mbrëmje që të fusë në formacionin bazë Krlos Teves i cili nuk ishte në ndeshjen ndaj Napolit. Kjo për arsye se Edin Dxhko nuk ka shënuara snjë gol në tre ndeshjet e fundit, ndërkohë që Baloteli mungon për shkak të pezullimit. Ndërsa shoku i tij i repartit në formacionin e sotëm mund të jetë argjentinasi tjetër Serxhio Aguerro. Vetëm një skuadër britanike ka fituar ndaj Bajernit në fushën e këtij të fundit. Bëhet fjalë për Noruicin që fitoi 2-1 në tetor të vitit 1993, një ndeshje e vlefshme për Kupën Uefa.
Megjihtatë sa i përket repartit të mbrojtjes së gjermanëve, Batshtuber është në dyshim. Ai ka qenë ndër lojtarë kryesorë të 9 ndeshjeve të fundit që Bajerni nuk ka pësuar gol. Megjithatë Heinkes do të vendos në momentin e fundit për të, nëse do të luajë apo do të zëvendësohet nga Van Byjten.
Aktualisht Bajerni kryeson Grupin A falë tre pikëve të marra në takimin e parë që e fitoi 2-0 ndaj Vijarealit.
Një tjetër përballje interesante e mbrëmjes së sotme është ajo mes Realit të Madridit dhe Ajaksit. Madrilenët kanë mundur holandezët 2-0 në fushën e tyre dhe 4-0 në transfertë në sezonin e shkuar të fazës së grupeve, megjithatë në këtë takim nuk do të kenë në pankinë trajnerin Mourinjo që është i pezulluar. Në prag të sfidës zv.trajneri i Realit, Aitor Karanka, ka deklaruar se tifozeria do të jetë një faktor plus për këtë ndeshje edhe pse lojtarët e tij po zhvillojnë nga tre ndeshje në javë.
Sipas tij Ajaksi është një skuadër më e mirë se ajo e sezonit të shkuar. Nga ana tjetër trajneri i holandezëve, Frank de Bor, shton se do të ishte i kënaqur edhe nëse do të humbiste, por vetëm që skuadra e tij të luajë sipas këshillave.
“Nëse do të frikësohemi ashtu si ndodhi edicionin e shkuar do të na masakrojnë”, shton De Bor.
Ndërkohë, më pas ai ka shtuar se ka kontaktuar me Guardiolën për t’u këshilluar pasi e njeh mirë Realin e Madriddit edhe pse bën të ditur që Guardiola ka një skuadër shumë më të mirë se e tija e padyshim më të mirën në botë.
Një tjetër ndeshje e rëndësishme për këtë fazë të dytë të grupeve është edhe ajo mes CSKA-së Moskës dhe Interit apo Napoli-Vijareal.
Të gjtiha këto takime do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë në paketën Supersport të Platformës Digitalb.
Top Channel