Mourinho, 100 ndeshje në Europë

27/09/2011 15:15

Jose Mourinho do të arrijë mbrëmjen e së martës ndeshjen numër 100 si trajner në kompeticionet europiane.

Trajneri portugez ka qenë pjesë e kompeticioneve europiane (Champions League dhe Europa League) në 12 vitet e fundit, duke drejtuar këto 5 ekipe: Benfica, Porto, Chelsea, Inter dhe Real Madrid.

Mourinho ka debutuar në Kupën Uefa, Ligën Europiane të sotme, në sezonin 2000-2001, kur ishte në pankinën e Benfica. Ndeshjen e parë e luajti ndaj suedezëve të Halmstad duke humbur me rezultatin 2-1.

Në shkurt të vitit 2002, “Special One” debutoi si trajner në Champions pikërisht në atë që tashmë është shtëpia e tij, stadiumi Santiago Bernabeu. Mourinho ishte trajneri i Portos, ekipit portugez që u mund 1-0 nga Real Madrid.

Gjithsesi, ndeshjen e 100 të tij në kompeticionet europiane, Jose Mourinho do ta shijojë nga tribuna sepse është i pezulluar nga UEFA për shkak të deklaratave të ashpra ndaj arbitrave gjatë gjysmëfinales së vjetshme të Ligës se Kampioneve, ku Real Madrid u mund nga Barcelona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA