“Champions”, Bajern mposht City

27/09/2011 23:00

Ndeshjet e dyta në grupe në Ligën e Kampioneve kanë dhuruar spektakël, gola dhe supriza. Real Madrid mund 3-0 Ajax, Manchester City nuk merr asnjë pikë në “Allianz Arena” përballë Bajernit, ndërkohë që Bazeli ishte shumë pranë cudisë në “Old Traford”.

Bajern Mynih mposhti 2-0 anglezët e City dhe me lojën e shfaqur ka treguar se pretendimet këtë sezon nuk janë vetëm në Bundesligë, por edhe në Champions.

Bavarezët triumfuan ndaj skuadrës së milionave arabë falë dy golave të Gomez, njëri prejt tyre në pozicion të dyshimtë.

Fitorja e dytë radhazi në Ligën e Kampioneve e ngjit Bajernit të vetëm në krye të grupit A, i ndjekur nga Napoli. Ekipi italian fitoi me golat e Cavanit dhe Hamshik 2-0 ndaj Vijarealit.

Supriza e dy javëve më parë, Trabzonspor barazoi 1-1 në fushën e vet me francezët e Lilë, por vazhdojnë të kryesojnë grupin B, falë fitores dy javë më parë në San Siro ndaj Interit.

Pas fitores në Serie A, Claudio Ranieri e ka nisur me fitore dhe aventurën në Champions me Interin. Zikaltrit triumfuan 2-3 ndaj CSKA në Moskë, falë golave të Lucios, Pazzinit dhe Zarates.

Nënvlerësimi i kundërshtarit për pak sa nuk i kushtoi Manchester United. Skuadra e Sir Ferguson ishte pranë humbjes në “Old Traford por barazoi në fund 3-3 ndaj Bazelit.

Edhe pse mbyllën pjesën e parë me avantazhin 2-0, Djajtë e Kuq u shokuan nga 3 golat e zviceranëve në pjesën e dytë me Fabian dhe Aleksander Frei. Vetëm goli i Jong në fund e shpëtoi United dhe Sir Aleks Ferguson nga një zhgënjim historik në “Old Traford”.

Rezultoi më e thjeshtë nga c’flitej për ekipin e Mourinho-s sfida ndaj Ajaksit. Madrilenët triumfuan 3-0 ndaj holandezëve falë golave të Ronaldos, Kakasë e Benzemas dhe mbajnë vendin e parë në grupin D.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA