Malësi e Madhe, babai qëllon të birin

26/09/2011 21:15

Një tjetër krim i rëndë në familje është regjistruar sot në vend, pas atij të ndodhur në Rrogozhinë, ku një i ri 27-vjecar vrau të fejuarën shtatzënë dhe më pas veten.

Ngjarja e fundit ka ndodhur në Malësinë e Madhe, ku një burrë ka vrarë të birin me armë zjarri.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave 27-vjecari Edmond Lulaj është qëlluar nga i ati, Marash Lulaj.

Burimet nënvizojnë se uniformat blu kanë arrestuar autorin e vrasjes, i cili do të merret në pyetje për të zbardhur motivet e krimit, që dyshohet të kenë lindur në ambjente famlijare.

Durrës, atentat me armë zjarri

Po sot, në orët e mbrëmjes, një atentat me armë zjarri është kryer ndaj një personi, në qarkun e Durrësit, në vendin e quajtur Kodër Arapaj.

Sipas informacioneve të fundit, shënjestër e këtij atentati ka qenë shtetasi Indrit Dule, 35 vjec. Autoritetet policore lokale deklarojnë se Dule është i njohur si person me precedentë penalë.

Ato shtojnë se po punohet për identifikimin e atentatorit, ndërkohë që 35-vjecari do të merret në pyetje pas mjekimeve në spital.

Top Channel