F1, Fetel -1 pikë larg titullit kampion bote

25/09/2011 16:25

Pas rreth 1 orë e 59 minuta garë, Sebastian Fetel triumfoi në cmimin e madh të Singaporit. Gjermani i Red Bull thelloi avantazhin me ndjekësit e tij dhe tashmë i duhet vetëm 1 pikë për të festuar zyrtarisht titullin e dytë radhazi, kampion bote në Formula 1.

Ishte Xhenson Baton ai që i prishi festën e Red Bull. Edhe Anglezi me Meklaren bëri një garë mjaft të mirë duke e mbyllur atë në vendin e dytë pak prapa Fetel.

Në vendin e fundit të podit në Singapor u ngjit Red Bulli tjetër me Mark Veber, i cili fitoi duelin me Fernando Alonson. Diferenca mes këtyre dy pilotëve është padyshim makina e skuadrës austriake.

Një garë jo shumë e mirë ishte kjo për Ljuis Hemilton. Britaniku i Meklaren nuk shkoi më shumë se vendi i 5.Nnjë aksident i frikshëm, por fatmirësisht pa dëmë kaloi në Singapor, Majkëll Shumaker, i cili nuk e përfundoi dot garën.

Tashmë që titulli kampion është thjesht një formalitet për Fetel, Maklaren dhe Ferrari duhet të fillojnë të mendojnë për sezonin e ardhshëm, të bëjnë një makinë me competitive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA