Një endacak 45-vjecar është gjetur i djegur mesditën e sotme pranë stadiumit të qytetit të Vlorës.

Viktima është parë nga kalimtarët në flakë dhe janë lajmëruar zjarrfikësit, të cilët gjetën edhe trupin e pajetë.

Trupi i gjetur i përkiste një personi të seksit mashkull, rreth 45 vjec, por si pasojë e djegies së fytyrës ishte e vështirë identifikimi.

Janë marrë në pyetje banorët e zonës, të cilët e kanë identifikuar viktimën si shtetasin Ajet Babaci. Dy janë versionet që mund të kenë cuar në vdekjen e 45-vjecarit.

Ai mund të jetë vetëdjegur si pasojë e alkoolit të konsumuar dhe depresionit, apo është djegur aksidentalisht teksa mund të ketë qenë në gjumë.

Top Channel