Edhe në mbledhjen e Këshillit të Qarkut të Fierit, ku u votua për
kryetarin e ri u tentua e njëjta skemë e rrjedhes së votave si në Berat,
por kjo nuk ndikoi ne rezultatin përfundimtar. Raporti i këshilltarëve
ne kete qytet është 57 me 39 për të majtët.
Por ne votim rrodhen 4 vota nga e majta dhe kandididati i socialisteve Vangjel Ndreka, qe u shpall edhe kryetar i Qarkut mori 57 vota, ndersa ai i demokrateve Artur Sheu, 42. Godina ku u zhvillua mbledhja e keshillit te Qarkut u ruajt nga forca te shumta te policise.
Edhe kjo mbledhje eshte ndjekur nga shume deputete si Gramoz Ruci, Sokol Olldashi, Mesila Doda, Armando subashi. Me heret grupi keshilltareve bashkiake perfaqesues te koalicionit PD-LSI morën drejtimin e Keshillit bashkiak duke marre votat e dy keshilltareve te koalicionit opozitar, nje keshilltar socialist per te cilin deputetet socialiste thane se u shperblye me vende pune dhe nje keshilltar socialdemokrat. Trafiku i votave ne Keshillat Bashkiake eshte paralajmeruar edhe ne disa bashki te tjera te vendit.
Berat, Këshilli i Qarkut “kalon” djathtas
Këshilli i Qarkut në Berat do të drejtohet nga koalicioni i Aleancës për Qytetarin. Petrit Sina u zgjodh kryetar i qarkut, pasi katër këshilltarë socialistë kaluan me Partinë Demokratike dhe LSI-në.
Nga votimi i 51 anëtarëve të Këshillit të Qarkut, Sina mori 27 vota, ndërsa kandidati Aleancës për të Ardhmen, Pelivan Shatri, 24 vota.
Në këtë mbledhje kanë qënë prezent kryetari i LSI-së Ilir Meta, si dhe deputetët demokratë të këtij qarku Genc Pollo, Lefter Maliqi, Mehmet Xheka dhe Nasip Naço.
Top Channel