
Greva e urise e 10 minatoreve të Bulqizës, e cila po zhvillohet në një
ambient privat pranë kompanisë ACR-së, ka hyrë në ditën e katërt të
zhvillimit të saj.
Në mbështetje të grevistëve, së bashku me minatorët protestues janë bashkuar edhe familjarë e fëmijë të vendosur për ta çuar protesten deri ne fund, kur te plotesohen nje per nje kerkesat e minatoreve. mesohet nga komisioni i greves se per grevistet kane filluar te shfaqen probleme me shendetin e tyre si dhimbje koke, dhe lodhje te madhe.
Grevistet tashme kane nevoje edhe per kontroll mjeksor. Ne nje çader te ngritur prane ambientit ku zhvillohet greva, qendrojne grupe minatoresh, qe interesohen per ruajtjen e grevisteve, non stop 24 ore. Nderkohe ne Gjykaten e Peshkopise sot nisi gjyqi pas padise se kompanise ACR-së për disa sindikaliste. Taf Koleci, Dilaver Perkoxha dhe kryetari i greves se urise Baki Bajraktari. Ata jane paditur nga firma ACR per veprime te paligjshme te greves.
Opozita tek minatorët në Bulqizë
Përfaqësues nga opozita e bashkuar kanë udhëtuar mesditën e së mërkurës drejt Bulqizës për të parë nga afër gjendjen e minatorëve grevistë.
Deputeti Saimir Tahiri, Kurt Kola dhe Petro Koci janë takuar me minatorët grevistë të cilët krahas përballjes me këtë grevë urie kanë shprehur edhe shqetësimin për një hakmarrje ndaj fëmijëve të tyre të orkestruar nga Drejtoria Arsimore.
“Fëmijët tanë nuk kanë lekë për të shkuar në shkollë. Dil nga greva, shko në shtëpi, fëmija të lutet për 100 lekë. Kjo është një katastrofë! Sot Bulqiza, që duhet të ishte thesari më i cmuar, po
Genc Ruli duhet të ishte para drejtësisë. Të paktën të kishte mirësinë ky shtet që t’u jepte përgjigje minatorëve. Të gjithë ata nuk janë skellevër as të Rulit e as të kujtdo tjetër vuan”, ka deklaruar një minator.
Nga Bulqiza deputeti Saimir Tahiri ka komentuar edhe deklaratat e ministrit të Bujqësisë Genc Ruli, i cili ftoi opozitën t’i dërgonte provat në prokurori.
“Genc Ruli ka dalë prapë në konferencë për shtyp dhe ka thënë se do ta zbardhë cështjen e Bulqizës dhe sipas tij, ne kemi bërë akuza të padrejta ndaj tij. Ruli duhet të ishte para drejtësisë. Të paktën të kishte mirësinë ky shtet, ose kjo qeveri, që t’u jepte përgjigje minatorëve. Të gjithë duhet të thoni se, nuk jeni skellevër, as të Rulit e as të askujt tjetër”, ka deklaruar Tahiri.
Top Channel