Gjykata rrëzon kërkesën për pezullim të Hoxhës

22/09/2011 00:00

Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Prokurorisë për pezullimin e
drejtorit të Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha, pas padisë së bërë nga
dy punonjëset e Drejtorisë së Taksave për dhunë fizike ushtruar ndaj
tyre.

Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Rezarta Vigani, e cila e konsideroi të pabazuar kërkesën e Prokurorisë për zyrtarin Hoxha.

Pas seancës për vlerësimin e kërkesës për pezullim, Hoxha tha se gjykata vendosi drejtësinë.

Incident në zyrat e Bashkisë

Policia bashkiake e Tiranës dhe dy inspektore të Tatimeve të Bashkisë u përfshinë pak javë më parë në një incident lidhur me largimin e tyre nga zyra.

Nënpunëset thanë se prisnin vendimin e largimit, por u eshte kerkuar te dalin me shpejt. Incidenti ka perfunduar deri edhe ne konfrontime fizike.

Dy inspektoret shprehen se gjithcka eshte e qellimshme per shkak te angazhimit te tyre gjate procesit zgjedhor si perfaqesuese të Partisë Socialiste.

“Isha në zyre duke punuar duke bërë detyrën time funksionale, duke përgatitur materialet. Hyn befas Florenc Hoxha, Drejtor i Policisë Bashkiake që nuk është në të njëjtën drejtori me ne, tërheq tavolinën dhe më nxjerr me dhunë nga krahët, ndërsa unë i thashë se nuk mund të dal nga zyra për aq kohë sa punoj këtu. Por Hoxha më tha se duhet të dilja nga institucioni sepse isha e padëshiruar, ndërsa më gjuajti me grusht në stomak”, thotë inspektorja Anila Cobani.

Edhe inspektorja tjetër Etleva Duro përshkroi të njëjtën situatë, ndërsa tha se edhe ajo vetë ishte pre e dhunës së ushtruar në ambientet e Drejtorisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB