Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj është takuar me homologun austriak Herbert Andrel i cili ndodhet në një vizitë pune në Tiranë për shkëmbim eksperiencash.
Në përfundim të takimit Burgaj i është përgjigjur interesit të medias për ndryshimet e fundit në policinë e Vlorës.
Sipas tij, këto ndryshime kanë të bëjnë me forcimin e strukturave të rendit në këtë qytet, duke mos përjashtuar se pjesë e ndryshimeve erdhen edhe pas ngjarjes ku mbeti i vrare gjyqtari Skerdilajd Konomi.
Burgaj nuk ka dhënë ndonjë detaj rreth hetimeve apo se kur mund të zbardhet kjo ngjarje, por ka theksuar se po punohet në mënyrë intensive.
“E falenderova për kontributin që ka dhënë policia austriake, në drejtim të trajnimeve dhe e garantoj për besimin reciprok që i kemi dhënë njëri-tjetrit. Kjo do të ndikojë në suksese të dy policive respektiveâ€, u shpreh Burgaj.
Drejtori policisë austriake deklaroi se policia austriake bashkëpunon shumë mirë me policinë shqiptare, por bashkëpunimi dhe lufta e përbashkët kundër krimit, ka gjithmonë nevojë për thellim të mëtejshëm. Ndaj, sipas tij, “duhet të forcojmë kontaktet tonaâ€.
Top Channel