Plani kundër papunësisë

13/09/2011 11:45

Barak Obama i është rikthyer ceshtjes nevralgjike të punesimit, duke
shpjeguar këtë herë si ka menduar t`i nxjerrë paratë per paketen 447
miliardë dollarëshe të vendeve të reja të punës.

Per presidentin amerikan, financimet mund te dalin nga taksat per te pasurit. Republikanet reaguan ashper me pretendimin se shefi i Shtepise se Bardhe kerkon t`ia faturoje peshen financiare atyre qe i quajne “pune-krijues”. Plani i Obames kombinon propozime për shpenzime infrastrukturore, trajnime për punën dhe me shume taksa per ata qe jane ne gjendje te mire ekonomike. Akti amerikan i puneve, i cili u paraqit te enjten, duhet te marre driten jeshile te kongresit  thellesisht te percare per t’u kthyer ne ligj.

Obama vazhdimisht e ka perseritur se plani i tij nuk do ti shtoje deficit asnje cent dhe te henen, shtepia e bardhe nisi te zbardhe detajet sesi pret te grumbullohen fondet shtese. Pjesa qendrore e ketij plani eshte limitimi i tkurrjes se taksave per individe qe fitojne mbi 200.000 dollare ne vit dhe familje qe sigurojne me shume se 250.000. Reduktimit te detyrimeve per kompanite e gazit dhe te naftes do t’i jepet fund, dhe do te kete ndryshime ne menyren e taksimit te avioneve private te korporatave. Shume nga propozimet u kundershtuan menjehere prej republikaneve ne Kongres.

“Shpresoj qe presidenti nuk po na sugjeron t`i paguajme propozimet  e tij me nje rritje masive te taksave ndaj atyre njerezve qe krijojne vende pune ne shtetet e bashkuara”, tha Eric Cantor, kongresmen republikan.

Obama nis kete jave nje tur neper Amerike per t’u kerkuar zgjedhesve te ushtrojnë presion ndaj Kongresit. Per kete arsye, ai do te ndaloje perseri ne në Ohajo, një prej shteteve më të rendësishme për zgjedhjet dhe shteti i republikanit kryesor në Kongres, Xhon Bejnër, ndersa te merkuren do te jete në Karolinën e Veriut për të promovuar paketën e punesimit.

Top Channel