Riparimi i marrëdhënieve të Beogradit me Prishtinën do të jetë një ndër elementet kryesore që do të shqyrtohet përsa i përket kandidaturës së Serbisë në BE.

Deklarata është bërë nga presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy, në forumin Serbi-BE që po zhvillohet në Beograd.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se pranimi i kandidaturës së Serbisë, që ishte parashikuar të ndhte këtë vit, mund edhe të mos ndodhë.

Tadic: Jo imponim të kushteve për integrimin

Presidenti serb, Boris Tadic deklaroi se Serbia është kundër imponimit të kushteve për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe kërkon trajtim të njëjtë si të vendeve të tjera që aplikojnë anëtarësimin në BE.

Ai i bëri këto komente në Forumin “Serbi-BE”, i cili po zhvillon punimet në Beograd.

“Serbinë nuk mund ta bindë askush se duhet zgjidhur çështja e Kosovës para hyrjes në Bashkimin Evropian. Megjithatë, Serbia po bën gjithçka të mundur që këtë çështje ta zgjidhë në mënyrë demokratike”, tha Tadic, në Forumin “Serbi-BE”,që po zhvillohet në Beograd.

Top Channel