Kaos në burgjet greke, 5 të dënuar humbin jetën brenda një muaji në burgun e Patrës Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci dhe Musa Xhaferi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë, janë shprehur dakord për nevojën e përforcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Gjatë një takimi të zhvilluar sot në Prishtinë, Thaci ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të vendosë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët.
“Një gjë e tillë është në funksion të thellimit të bashkëpunimit rajonal, që është një ndër parakushtet kryesore për integrimin e rajonit në BE dhe NATO”, ka deklaruar Thaci.
Më tej, dy zyrtarët janë shprehur njëzëri se bashkëpunimi është i nevojshëm edhe për zhvillimin ekonomik të dy vendeve.
Pas embargos që Kosova u vuri mallrave serbe, Maqedonia ka parë me interes të depërtojë mallrat e saj në shtetin e ri.
Por një gjë e tillë mund të ndryshojë me marrëveshjen e vulave doganore të arritur në raundin e bisedimeve të dy shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkohë, në takimet e tjera, zoti Xhaferi u shpreh se tema e ndarjes së një shteti do të ishte e rrezikshme për të gjithë rajonin.
“Ne nuk e shohim ashtu, se ka predispozita ose kushte se mund të hapet cështja e ndarjeve, për arsye se të gjithë e dimë se ka pasur shumë ndarje me shpërbërjen e Jugosllavisë. Dhe cdo eksperimentim i tillë do të ishte i rrezikshëm për stabilitetin politik të rajonit. Mendoj që të gjithë duhet të jenë racionalë, duke filluar nga ata që e udhëheqin politikën në Beograd, në Prishtinë, Shkup, etj”, tha Xhaferi.
Top Channel