Lëvizja Vetëvendosje i ka dhënë sot Gjykatës Kushtetuese të Kosovës përgjigjen lidhur me imunitetin e deputetëve.

Vetëvendosje ka interpretuar dispozitat kushtetuese, të cilat tregojnë se deputeti i Kosovës nuk mund të jetë objekt i ndjekjes penale apo padive civile gjatë ushtrimit të detyrës, brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tij.

Vetëvendosje ka arritur në përfundimin se, imuniteti i deputetit mund të hiqet vetëm pas respektimit me përpikmëri të procedurave të parashikuara në Kushtetutën e Kosovës dhe në Kodin Penal, si dhe pas votimit nga shumica e deputetëve të Kuvendit.

Kosovë, deputetët injorojnë gjykatën

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë injoruar kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për t’u përgjigjur mbi imunitetin e tyre.

Sipas mediave kosovare, ligjvënësit kanë vlerësuar se kërkesa i duhej drejtuar një prej komisioneve të posacme, atij për legjislacionin, ose atij për imunitetet dhe mandatet dhe jo vetë atyre.

Arsim Bajrami, kryetar i nënkomisionit për mandate dhe imunitete, deklaron se gjykata duhet t’i kërkonte sqarimet nga ky segment.

“Do të ishte mirë që gjykata të kërkonte sqarim nga komisioni për legjislacion, ose nënkomisioni për mandate, duke marrë opinionin e krejt Kuvendit dhe jo opinione individuale”, ka deklaruar Bajrami.

I vetmi deputet që i ka kthyer përgjigje Gjykatës Kushtetuese është deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani.

Cështja e imuniteteve në Kosovë u ngrit pas hetimeve të hapura nga misioni EULEX mbi krimet e luftës, objektiv i të cilave ishte deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj.

Top Channel