Ekspertë të mjekësisë ligjore të misionit EULEX ka mbikëqyrur sot një zonë në rajonin e Medvegjës, në jug të Serbisë, ku dyshohet se ndodhet një varr masiv.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë misioni evropian përmes një komunikate për shtyp, ku thuhet se në këtë varr dyshohet se janë trupat e kosovarëve, viktima të luftës së viteve 98-99.

“Sipas informacioneve të siguruara, të pranuara nga Komisioni për Personat e Zhdukur, tregojnë se një numër i pacaktuar shqiptarësh mund të jenë varrosur këtu”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, Alan Robinson, drejtues i departamentit të mjekësisë ligjore në misionin EULEX, saktëson se një ekip i gjerë ekspertësh po mbikëqyrin zonën.

“Roli i tyre është shumë i qartë, të veprojnë si vëzhgues dhe të sigurohen se gjatë operacionit në terren po aplikohet metodologjia e duhur”, ka deklaruar Robinson.

Top Channel