Një ari në Serbi ka sulmuar në mënyrë të egër dhe ka vrarë një grua që po i jepte për të ngrënë.

Ngjarja ka ndodhur në Zrenjanin, rreth 80 kilometra në veri të Beogradit, ku ariu ishte atraksioni kryesor i një kompleksi turistik me një kopsht të vogël zologjik.

Veronika Starcev, 55 vjec dhe punonjëse e kompleksit, ishte futur në kafazin e ariut, sic bënte zakonisht për t’i dhënë për të ngrënë.

Por ariu i është hedhur menjëherë dhe e ka shqyer. Kafsha më pas është vrarë nga policia.

Top Channel