Radikalët e Kuvendit të Serbisë sërish kërkojnë përgjigje konkrete nga Serbia për Kosovën.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Serbisë të Vojisllav Koshtunicës, kanë kërkuar që të tregohet përgjigja ndaj kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi, për marrëveshjen lidhur me doganat që, sipas tij, do të zbatohet nga 16 shtatori.

Ata kanë thënë se qytetarët në veri kanë humbur besimin tek qytetarët. Vlladimi Millentijevic, deputet i kësaj ka thënë se bashkësia ndërkombëtare prej 12 vjetësh është duke u munduar të gjej zgjidhje për Kosovën, por nuk ka arritur dhe në këtë i ndihmon edhe Beogradi, pasi nuk ka qëndrime të qarta ndaj asnjë veprimi, e as atyre të njëanshme.

Ai ka thënë se qytetarët e veriut as me çmimin e jetës nuk do të jetojnë në Kosovën e pavarur.

Ndërkaq radikali, Dragan Todorovic, ka thënë se Qeveria e Serbisë duhet të bëjë gati një raport përgjendjen në Kosovë.

Ai ka theksuar se politikanët serbë udhëheqin politikë të mashtrimit dhe gënjeshtrave duke pretenduar taruajnë Kosovën, por bëjnë gjithçka që ta largojnë nga Serbia.

Top Channel