Gjykata ndërkombëtare e Hagës shpreson që gjykimi ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të jetë i drejtë.

Deklarata është bërë nga Frederik Svinen, këshilltar i kryeprokurorit Serge Brammertz.

“Prokuroria shpreson që gjykimi të jetë i suksesshëm”, ka deklaruar Svinen, pas pyetjes së gazetarëve mbi mënyrën e veprimit pas tërheqjes së dëshmitarit Shefqet Kabashi.

Ndërsa përsa i përket dënimit të ish-gjeneralit jugosllav Momcillo Perissic, Svinen ka saktësuar se prokuroria po studion vendimin dhe brenda muajit do vendosë nëse ta apelojë apo jo.

Më tej, zyrtari ka bërë të ditur se kryeprokurori Brammertz në datat 12 dhe 13 shtator do vizitojë Beogradin, në lidhje me bashkëpunimin për proceset që po zhvillohen në Hagë.

Top Channel