Obama sfidon rivalët për punësimin

06/09/2011 10:10

Presidenti amerikan Barack Obama ka përdorur Ditën e Punëtorëve për t’iu kërkuar rivalëve të tij politikë që të mbështesin planin e tij për krijimin e vendeve të reja të punës.

“Neve thjesht na duhet të kemi Kongresin nga ana jonë”, tha Obama para mbështetësve të tij në Detroit, duke theksuar se puna dhe biznesi janë tashmë pjesë e planeve të tij.

Ditën e enjte, Obama do të përdorë një fjalim në sesionin e përbashkët të Kongresit për të prezantuar strategjinë për rritjen e vendeve të punës.

Ekonomia amerikane është bllokuar së fundmi dhe në muajin gusht nuk u krijuan dot vende të reja pune.

Lajmi ishte një prelud i zymtë për Ditën e Punëtorëve, në të cilën festohet roli i punëtorëve në jetën amerikane.

Nga Detroiti, Obama tha se plani i ri i tij do t’u mundësojë punëtorëve të ndërtimit të “bëhen pis” duke ndërtuar rrugë dhe ura.

Ai bëri gjithashtu thirrje për “të prerët” në Kongres që të mbështesin planin e tij, ndërkohë që bëri edhe presion mbi republikanët.

“Jepni prova që do të luftoni për shkurtimin e taksave për familjet e klasit të mesëm aq fort sa luftoni për kompanitë e naftës”, u shpreh Obama.

Shtëpia e Bardhë është përplasur vazhdimisht me republikanët në Kongres, që kur demokratët humbën kontrollin në Dhomën e përfaqësuesve në zgjedhjet afatmesme të vitit 2010.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA